In News

Programi i asistencës për rrjetet, koalicionet dhe grupimet e organizatave të shoqërisë civile

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

 PROGRAMI I ASISTENCËS

PËR RRJETET, KOALICIONET DHE GRUPIMET E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

 

Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri ftojnë të gjitha rrjetet, koalicionet dhe grupimet lokale apo kombëtare të OSHC-ve të cilat janë të interesuara për të punuar bashkërisht në adresimin e çështjeve në nivel vendor apo qendror, të shprehin interesin e tyre për të qenë pjesë e programit të asistencës për organizatat e shoqërisë civile.

Programi i asistencës për rrjetet, koalicionet dhe grupimet e organizatave të shoqërisë civile, vjen për të dytin vit radhazi, në kuadër të komponentit të fuqizimit të kapaciteteve të OSHC-ve të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile.

Programi mbështet rrjete, koalicione dhe grupime formale dhe jo-formale me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të tyre dhe të çështjeve e kauzave të cilat duan të çojnë përpara në të gjitha fushat ku OSHC-të kontribuojnë.

4 rrjete, koalicione ose grupime formale dhe informale të OSHC-ve do të kenë mundësi të rrisin kapacitetet dhe aftësitë e tyre nëpërmjet programeve të dedikuara të asistencës dhe mentorimit, hartuar specifikisht bazuar në nevojat e tyre, duke përfshirë por jo vetëm çështje si: zhvillimi organizativ, ngritja e fondeve dhe qëndrueshmëria financiare, hartimi dhe zbatimi i fushatave advokuese për çështje specifike me të cilat rrjeti/grupimi punon, mobilizimi i komunitetit, promovimi dhe rritja e vizibilitetit etj.

Thirrja është hapur për të gjitha rrjetet shqiptare, koalicionet dhe grupimet e OSHC-ve.

 Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes

Ftohen të aplikojnë të gjithë rrjetet/ koalicionet dhe/ ose grupimet e OSHC-ve të interesuara, duke plotësuar dhe dorëzuar Formularin e Aplikimit, duke shprehur qartë në të, interesin e tyre për t`u bërë pjesë e programit të asistencës teknike si dhe çështjen dhe/ose nismën advokuese që duan të adresojnë dhe për të cilën dëshirojnë të rrisin dhe të zbatojnë aftësitë teknike të përfituara gjatë programit.

Programi i Asistencës do të zhvillohet përgjatë periudhës shtator 2020janar 2021.  Ftojmë të gjithë të interesuarit të shprehin interesin e tyre dhe të dërgojnë formën e aplikimit në info@resourcecentre.al jo më vonë se data 31 korrik, 2020.

Për pyetje dhe informacion të mëtejshëm mbi programin mund të kontaktoni në info@resourcecentre.al

Për më shumë mbi përfituesit e parë nga ky program lexoni këtu.