Në kuadër të nismës më të fundit të zbatimit të Kodit të Standardeve për OJF-të në Shqipëri, ftojmë të gjitha organizatat e interesuara për t’iu bashkuar Kodit të Standardeve, të shprehin interesin e tyre duke plotësuar dhe dërguar në mënyrë elektronike dokumentat si më poshtë:
Shprehjet e interesit dhe dokumentat shoqëruese si më lart mund të dërgohen në çdo kohë, në adresën info@resourcecentre.al brenda datës 26 Shtator 2021.
Ky është afati për dërgimin e shprehjeve të interesit për këtë raund të parë anëtarësimi. Ndërkohë, të gjitha shprehjet e interesit të organizatave pas kësaj date, do të shqyrtohen përgjatë raundit të ardhshëm Shtator-Dhjetor 2021.
Kodi i Standardeve është një tërësi parimesh dhe angazhimesh mbi mënyrën se si organizatat zhvillojnë veprimtarinë e tyre, si ato qeverisen, manaxhojnë burimet, janë transparente dhe llogaridhënëse me të gjithë grupet e interesit, si ndërtojnë marrëdhëniet me mbështetësit dhe donatorët, si manaxhojnë konfliktin e interesave, etj.
Ai prezanton një mekanizëm vetërregullues për sektorin, duke synuar të përmirësojë efektivitetin e punës së organizatave jofitimprurëse, mirëqeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien.
Për më shumë informacion mbi nismën e Kodit të Standardeve klikoni KËTU
Për më shumë informacion mbi procesin e anëtarësimit gjeni këtu
Njihuni me #anëtarësinë e Kodit dhe #strukturat zbatuese https://bit.ly/3du14ss