In News

Nga Takimi Vjetor i Asamblesë së Kodit të Standardeve për OJF-të në Shqipëri!

Me kënaqësi duam të ndajmë me ju momente nga takimi vjetor i Asamblesë së Kodit të Standardeve për OJF-të në Shqipëri, organizuar nga Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërine Civile në Shqipëri, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në cilësinë e Sekretariatit të Kodit.

Takimi solli bashkë anëtarët e Kodit për të diskutuar mbi punën e deritanishme dhe zhvillimet gjatë vitit të fundit, duke u fokusuar në rëndësinë e arritjes dhe ruajtjes së standardeve të Kodit, si dhe promovimit të mëtejshëm të kësaj praktike në vend, rajon dhe më gjerë, si pjesë e një angazhimi të organizatave në Shqipëri që i bashkangjitet përpjekjeve të OSHC-ve në nivel global.

Gjatë këtij viti të fundit, Kodi i Standardeve është njohur dhe mirëpritur nga institucione dhe struktura të rëndësishme ndërkombëtare si Komisioni Evropian dhe Task Forca për Veprimin Financiar (FATF), respektivisht si pjesë e “Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2022” dhe e “Dokumentit të Praktikave më të Mira” në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimit të pastrimit të parave. 

Me zgjerimin e anëtarësisë së Kodit në 24 anëtarë, u bashkuan në këtë takim vjetor edhe organizatat e reja anëtare, të cilat ndanë reflektimet e tyre mbi këtë anëtarësim dhe theksuan rëndësinë e tij për rritjen e standardeve organizative, forcimin e partneriteteve si dhe rritjen e besimit të anëtarëve, përfituesve dhe publikut më gjerësisht.

Gjithashtu, në përfundim të mandateve të para dyvjeçare të dy anëtareve të Komitetit të Kodit, Kristina Voko dhe Mirela Arqimandriti, Asambleja e Kodit të Standardeve organizoi edhe zgjedhjet për dy anëtarët e rinj nga ku u zgjodhën, Ana Dervishi dhe Milaim Demnushaj.

Si më poshtë, lista e plotë e Komitetit të Kodit të Standardeve.

  1. Ana Dervishi, Drejtore Ekzekutive, Përtej Barrierave
  2. Ana Majko, Drejtore Ekzekutive, Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS
  3. Blerta Çani Drenofci, Drejtore Ekzekutive, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
  4. Mihallaq Qirjo, Drejtor Ekzekutiv, Qendra Burimore për Mjedisin në Shqipëri (REC Albania)
  5. Milaim Demnushaj, Manaxher Programi/Jurist, Të Ndryshëm & Të Barabartë

Gjatë takimit u diskutuan dhe miratuan disa propozime për shtesa dhe ndryshime në disa prej angazhimeve dhe treguesve në Kodin e Standardeve, ndryshime të cilat reflektojnë edhe zhvillimet e viteve të fundit në Evropë dhe më gjerë, mbi marrjen e masave lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me angazhimin për më shumë vemendje dhe mbështetje për burimet njerëzore në organizatë, me qëllim kontributin në mirëqenien e stafit.

Asambleja theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta, në shërbim të sektorit të shoqërisë civile në vend.

Kodi i Standardeve është një mekanizëm vetërregullues që ndërmerret me vullnetin e lirë të OJF-ve dhe përfshin një tërësi parimesh dhe angazhimesh mbi mënyrën se si organizatat zhvillojnë veprimtarinë e tyre. Ai është një mjet që nxit të mësuarit dhe ndryshimin, forcon marrëdhënien me partnerët e grupet e interesit si dhe rrit legjitimitetin dhe besueshmërinë e OSHC-ve. 

Konceptuar si kontribut i sektorit për sektorin, me iniciativë të Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Kodi është një një praktikë e ngritur dhe bazuar në përvoja dhe modele ndërkombëtare e rajonale të standardeve për organizatat e shoqërisë civile sikurse ajo e Standardit Global për Përgjegjshmërinë e OSHC-ve dhe Rrjetit Ballkanik të Zhvillimit të Shoqërisë Civile (BCSDN).

Për më shumë informacion dhe zhvillime na ndiqni në platformën e dedikuar të Kodit.

Anëtarët e Asamblesë së Kodit:

  1. Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
  2. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
  3. Instituti Për Demokraci dhe Ndërmjetësim
  4. Instituti për Kontratën Shoqërore
  5. Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
  6. Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS
  7. Përtej Barrierave
  8. Qendra Act for Society
  9. Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
  10. Qendra Burimore e Mjedisit, Shqipëri (REC Albania)
  11. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
  12. Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri – Birn Albania
  13. Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
  14. Shoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS)
  15. Të Ndryshëm dhe të Barabartë
  16. Udhëtim i Lirë
  17. Qendra Psiko-Sociale “Vatra”
  18. COSV në Shqipëri
  19. Forumi i Gruas Elbasan
  20. Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën – (SHKEJ)
  21. Fondacionit “Fryma e Dashurisë” – Diakonia Agapes
  22. Albcontact Centre
  23. Plan&Go 
  24. Qendra Streha