In News

Përgatitja e IPA III – Konsultime me OSHC-të

Pas thirrjes së Komisionit Evropian për pjesëmarrje të organizatave të shoqërisë civile në procesin e përgatitjes së IPA III, Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri promovoi gjerësisht thirrjen dhe organizoi një proces konsultimi me OSHC-të mbi procesin dhe kuadrin e programimit të IPA III. OSHC-të ofruan sugjerime në lidhje me tematikën e prioriteteve si dhe procesin e përgatitjes dhe zbatimit të IPA III.

Për më shumë informacion, gjeni këtu dokumentin me reagimet dhe sugjerimet e OSHC-ve, dërguar Komisionit Evropian dhe Projektit të Asistencës Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile (TACSO 3) i cili koordinon procesin e mbledhjes së feedback-ut në nivelin rajonal (Ballkan Perëndimor dhe Turqi).