• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al
In News

SHTYHET AFATI PËR SHPREHJE INTERESI PËR PROGRAMIN E ASISTENCËS PËR RRJETET, KOALICIONET DHE GRUPIMET E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

SHTYHET AFATI PËR SHPREHJE INTERESI

PËR

PROGRAMIN E ASISTENCËS

PËR RRJETET, KOALICIONET DHE GRUPIMET E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

Afati 3 shtator 2020

 

Nisur nga interesi i shprehur si dhe pyetjet që janë dërguar në kuadër të thirrjes, për më shumë informacion për gjithë të interesuarit pyetjet dhe përgjigjet respektive i gjeni si më poshtë:

 

A mund të aplikojnë rrjetet/grupimet informale e të paregjistruara të organizatave në këtë program asistence?

Po mund të aplikojnë. Programi i asistencës teknike është i hapur për të gjithë rrjetet, koalicionet dhe grupimet e organizatave të shoqërisë civile, qofshin këto formale ose informale, të regjistruara pranë gjykatës ose jo. Një ndër qëllimet kryesore të programit, është pikërisht t’u vijë në ndihmë këtyre grupimeve për t’u organizuar dhe fuqizuar më tej.

Çfarë asistence ofron konkretisht programi?  

Nëpërmjet programit të asistencës teknike rrjetet, koalicionet ose grupimet e OSHC-ve do të kenë mundësi të rrisin kapacitetet dhe aftësitë e anëtarëve të tyre si dhe të adresojnë nevoja konkrete që kanë identifikuar si pjesë e punës së tyre.

Disa nga nevojat për të cilat rrjetet e grupimet mund të asistohen por jo vetëm lidhen me: zhvillimin organizativ (politika, procedura, rregullore të rrjetit etj); ngritjen e fondeve dhe qendrueshmërinë financiare; dizenjimin dhe zbatimin e një fushate advokimi për çështje specifike me të cilat rrjeti/grupimi punon; dizenjimin e një plani/strategjie për mobilizimin e komunitetit; dizenjimin e një strategjie dhe plani komunikimi për promovimin dhe rritjen e vizibilitetit të punës së rrjetit si dhe mobilizimin e mbështetësve etj.

 

Si është i organizuar programi dhe çfarë përfshihet në të?

Programi në varësi të nevojës së identifikuar nga rrjetet ose grupimet organizohet në disa seanca dhe mund të përfshijë programe trajnimi të dedikuara, seanca mentorimi dhe asistence teknike, lehtësim diskutimi mes anëtarëve të rrjetit/grupimit dhe/apo partnerëve/aktorëve të tjerë dhe asistencë për zhvillimin e fushatave advokuese.

Sa rrjete do të përzgjidhen në program?

Në kuadër të thirrjes aktuale që është hapur, 4 (katër) do të jenë rrjetet, koalicionet ose grupimet e organizatave që do të përzgjidhen për të qenë pjesë e programit të asistencës. Thirrja e radhës, do të hapet në fillim të vitit tjetër.

Sa do të zgjasë programi?

Në varësi të nevojës së identifikuar, urgjencës së çështjes si dhe planifikimit të brendshëm me anëtarët e rrjeteve/grupimeve, programi mund te zgjasë nga 1 deri në 3 muaj (shtator-nëntor 2020). Përgjatë tij organizohen një seri seancash diskutimi dhe asistence për grupimin, specifikisht për nevojat e identifikuara.

Qendra Kombëtare Burimore, është e angazhuar të vijojë punën dhe bashkëpunimin me rrjetet dhe grupimet edhe pas asistencës në mbështetjen e tyre në fushatat e advokasisë, lehtësimin e proceseve dhe komunikimin me institucionet dhe aktorë të tjerë etj.

A mundëson programi ndërmjetësim dhe bashkëpunim me institucionet publike?

Programi mbështet rrjetet dhe grupimet në identifikim e aktorëve dhe institucioneve me të cilat duhet punuar për të adresuar problematikat e identifikuara si dhe lehtësimin e komunikimit me to.

A mund të aplikojë një rrjet edhe pse nuk ka identifikuar një çështje konkrete advokimi për të punuar? 

Po mund të aplikojë. Faza e parë e Programit të asistencës teknike përfshin diskutim të hapur me të gjithë anëtarët e rrjeteve të përzgjedhura, në identifikim dhe rivlerësim e prioriteteve dhe nevojave të rrjeteve për të vijuar më pas me hartimin e një programi asistence të dedikuar. Gjithashtu, asistenca mundëson fuqizim të kapaciteteve organizative të vet rrjetit duke zhvilluar procese për rishikimin dhe zhvillimin e brendshme organizativ të vet rrjetit duke, kaluar në fazën e analizimit të prioriteteve dhe rivlerësim të tyre sipas rëndësisë.

Për më shumë detaje rreth Programit të asistencës dhe punën konkrete të kryer me përfituesit në raundin e kaluar të Programit ju ftojnë të lexoni këtu

Për t’u bërë pjesë e programit plotësoni Formularin e aplikimit dhe dërgojeni atë në adresën  info@resourcecentre.al brenda datës 3 shtator 2020.