Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC me mbështetjen e zyrës së Kryeministrit si dhe asistencës së përfaqësuesve të delegacionit të Bashkimit Evropian po realizon disa takime me OSHC në kuadër të një fushate ndërgjegjësimi që po zhvillon për udhërrëfyesin 2019-2023 dhe promovimin e tij.
Takimi i parë u zhvillua në Tiranë, ndërkohë që dy takime të tjera do të zhvillohen në:
- Berat, datë 09.06.2021, ora 12:00, Hotel Grand White City
- Pogradec, datë 10.06.2021, ora 12:00, Hotel Pogradeci
National Resource Centre for Civil Society in Albania si pjesë e takimit ngriti një seri shqetësimesh lidhur me (mos) realizimin e masave të Udhërrëfyesit megjithëse kanë kaluar dy vite nga hartimi i tij dhe pjesa më e madhe e masave do të duhej të ishin realizuar. Edhe në masat për të cilat ka filluar puna si në rastin e Ligjit për Regjistrimin e OJF-ve, qasja ka qenë jo përfshirëse për OSHC-të si grup interesi i prekur drejtpërsëdrejti prej tij. Në këtë moment ku mbeten edhe dy vite për realizimin e Udhërrëfyesit dhe ku nuk ka progres në mjedisin mundësues për organizatat e shoqërisë civile, çka është dhe qëllimi i Udhërrëfyesit, është e nevojshme të bëhet një prezantim nga ana e Qeverisë mbi situatën për realizimin e secilës prej masave dhe planit për hartimin e tyre.
Si pjesë e diskutimeve nga NRC, por edhe pjesëmarrës të tjerë ishte mungesa e funksionimit të KKSHC dhe nevoja për përmirësim të përfaqësimit dhe punës së tij në marrëdhënie me qeverinë dhe sektorin. Ngritja e strukturave monitoruese për zbatimin e Udhërrëfyesit, hartimi i raporteve vjetore të monitorimit, caktimi i personave të kontaktit në çdo institucion, kuadri ligjor mundësues për OJF-të, për Vullnetarizmin dhe nxitjen e tij, procesi i përfshirjes së OJF-ve në procesin e anëtarësimit si dhe në punën e Këshillit të Integrimit, etj ishin disa nga masat që u cituan si të parealizuara si pjesë e diskutimit.
Kujtojmë se të gjitha shqetësimet e sektorit si më lart, janë ngritur edhe si pjesë e Konferencës Kombëtare të Shoqërisë Civile dhe janë pjesë e Dokumentit Publik të Konferencës dërguar të gjitha institucioneve dhe aktorëve të tjerë në vend e më gjerë
https://bit.ly/3g7qPAN
Përfaqësuesja e zyrës së Kryeministrit gjatë takimit pranoi shqetësimet e ngritura dhe informoi që aktualisht po punohet për hartimin e metodologjisë për hartimin e një raporti vjetor monitorues për zbatimin e Udhërrëfyesit, raport i cili pritet shumë shpejt të bëhet publik dhe të dërgohet për konsultim me të gjithë grupet e interesit.