In Initiatives,News

Mbi Vullnetarizmin dhe zhvillimin e tij në Shqipëri

Qendra Kombëtare Burimore në bashkëpunim me Përtej Barrierave ka vijuar punën gjatë këtyre muajve për identifikimin e problematikave dhe sfidave që organizatat dhe grupet informale ndeshin gjatë zbatimit të kuadrit ligjor për vullnetarizmin. Në vijim të takimeve me OSHC dhe institucionet përgjegjëse në vend për zbatimin e kuadrit ligjor, më 21 janar u organizua një tryezë diskutimi online, me rreth 40 përfaqësues të organizatave dhe ekspertë ligjorë.

Avokate Ardjana Shehi, prezantoi për të gjithë pjesëmarrësit një analizë të kuadrit ligjor, kuptimit dhe detyrimeve që lindin për subjektet përkatëse sipas dispozitave të Ligjit nr.45/2016 “Për vullnetarizmin”.

Për më shumë mbi problematikën e kuadrit ligjor dhe rekomandimet për adresimin më tej, gjeni këtu opinionin e plotë.

Qendra Burimore, Përtej Barrierave dhe Grupimi i organizatave që i janë bashkuar iniciativës për të kontribuar në zhvillimin e vullnetarizmit në Shqipëri (lexo këtu deklaratën publike të grupimit), do vijojnë takimet me institucionet për diskutimin e disa propozimeve konkrete që adresojnë problemet që ka ligji.