In News

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi një seancë dëgjimore për projektligjin “Për regjistrimin e OJF-ve”

Pasi projektligji u përcoll në Parlament, në tetor Kuvendit iu dërgua një Kërkesë për realizimin e një seance dëgjimore, seancë e cila u organizua disa muaj më pas, më 24 shkurt 2021, e për më tepër një ditë pas miratimit të projektligjit në parim nga Komisioni i Ligjeve.
seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve diskutimet nga përfaqësuesit e OSHC-ve nxorën në pah një sërë problematikash parimore që projektligji ka. Megjithë shprehjen e gatishmërisë për të dëgjuar OJF-të dhe mirëpritur komentet e tyre, deklaratat e artikuluara gjatë seancës nga disa anëtarë të Komisionit të Ligjeve kishin nota paragjykuese ndaj sektorit.
Si Kuvendi por edhe Ministria e Drejtësisë më herët gjatë komunikimeve, prezantuan se ky projektligj adreson rekomandimet e MoneyVal të Këshillit të Evropës ndërkohë që çështjet e ngritura nga sektori i shoqërisë civile nuk prekin rekomandimet e MoneyVal.
Në vijim të seancës dëgjimore, Komisioni i Ligjeve ftoi OJF-të në një takim pune më 26 Shkurt 2021, për të vijuar më tej me diskutimet mbi problematikat e ngritura. Deklarata u nda gjerësisht me sektorin e shoqërisë civile, komunitetin donator, institucionet përgjegjëse dhe median e cila pasqyroi zhvillimet mbi këtë çështje.